Vazhdo leximin
e diel, 18 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave dhe një kioske

Protestuesit në Tiranë janë zhvendosur në rrugë të ndryshme, duke i vënë flakën koshave të mbeturinave, stolave dhe një kioske.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

TIRANË — Protestuesit në orët e mbrëmjes janë shpërndarë në rrugë të ndryshme të kryeqytetit pasi u larguan nga bulevardi nga policia. Ata kanë vijuar lëvizjen në rrugët e Tiranës duke u vënë flakën koshave të mbeturinave dhe stolave. Rreth orës 20:00, protestuesit i kanë vënë flakën edhe një kioske në zonën e 9-katësheve. Po ashtu, një zjarr i madh është ndezur në mes të rrugës në zonën pas 15-katëshit, ku u janë vënë flakën disa sende, ndërsa një tjetër zjarr u ndez edhe pas Muzeut Kombëtar nga të rinjtë.

Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave dhe një kioske
Foto: tetovasot.com

Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur pranë Parlamentit, ndërsa një pjesë tjetër kanë protestuar te Kryeministria. Situata është tensionuar në zonën pranë Parlamentit, ku policia ka vënë në përdorim autobotin me ujë me presion pasi protestuesit kanë gjuajtur me gurë ndaj efektivëve. Më pas, protestuesit janë rikthyer sërish drejt Kryeministrisë, pasi kanë rënë dakord me punonjësit e Policisë se nuk do të ketë akte dhune dhe se do të protestojnë në mënyrë paqësore. Një protestues është ngjitur te shkallët e Kryeministrisë duke mbajtur në krahë vajzën e mitur, ndërsa policia ka vendosur një kordon për arsye sigurie përpara institucionit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 24 kamera →