Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Faton Azizi shpalos programin për kreun e Prokurorisë për Krim të Organizuar

Kandidati për kreun e PNKOK-ut, Faton Azizi, ka shpalosur planin e tij ku theks i veçantë i jepet pavarësisë së Prokurorisë dhe krijimit të një Qendre Hetimore të pavarur.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kandidati për kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Faton Azizi, ka shpalosur programin e tij, duke theksuar se një nga pikat kyçe të tij do të jetë pavarësia e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PNKOK).

Faton Azizi shpalos programin për kreun e Prokurorisë për Krim të Organizuar
Foto: zhurnal.mk
Video · Facebook ↗

I ftuar në emisionin Click Plus, Azizi ka deklaruar se pavarësia reale e Prokurorisë do të garantohet përmes krijimit të një Qendre Hetimore të pavarur. Sipas tij, kjo qendër do të jetë vetëm në kuadër të Prokurorisë, pa pasur ndërlidhje me institucionin amë.

Gjithashtu, ai ka theksuar rëndësinë e krijimit të prokurorëve të cilët janë të ekipuar dhe kanë një numër të konsiderueshëm njerëzish rreth vetes si dorë e djathtë, çka do të mundësojë një hetim të hollësishëm dhe të thellësishëm.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 25 kamera →