Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kosovari dënohet me burg në Suedi dhe i konfiskohen pasuritë në Kosovë

Gjykata e Apelit në Suedi ka dënuar një shtetas kosovar me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim dhe ka urdhëruar konfiskimin e pasurive të tij në Suedi dhe Kosovë.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Një person është dënuar nga Gjykata e Apelit me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim për vepra veçanërisht të rënda të narkotikëve dhe pastrim të rëndë parash. Vendimi përfshin gjithashtu dëbimin e përhershëm nga vendi, pavarësisht se ai ka dy fëmijë të mitur.

Kosovari dënohet me burg në Suedi dhe i konfiskohen pasuritë në Kosovë
Foto: zeri.info

Sipas aktgjykimit, i dënuari ka qenë i përfshirë në trajtimin e 12 kilogramëve kokainë dhe të paktën 300 kilogramëve kanabis. Provat ndaj tij përfshinin materiale përgjimi nga shërbime të enkriptuara të komunikimit, përfshirë EncroChat. Vendimi parasheh edhe konfiskimin e pasurive në Suedi dhe në Kosovë, ku bëhet fjalë për dy prona të paluajtshme, një veturë luksoze të markës Audi, mjete financiare në banka, para të gatshme, ora dore dhe ari, si dhe masa për sigurimin e pasurive në vlerë prej 6.1 milionë kronash suedeze.

I dënuari ishte i lidhur me botën e krimit të organizuar që nga viti 2001, kur ishte arrestuar pas një shkëmbimi zjarri në zonën e plazhit Näset në Göteborg, si pjesë e bandës Naserligan. Ndonëse vitet e fundit e kishte paraqitur veten si biznesmen, policia e konsideronte person me rol strategjik në krimin e organizuar.

Prokurorja Hediye Kurt ka theksuar rëndësinë e konfiskimit të pasurive dhe vendimit për dëbimin e tij. I dënuari i mohon akuzat dhe planifikon ta ankimojë vendimin në Gjykatën Supreme të Suedisë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 25 kamera →