Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Urdhërarrest ndërkombëtar për Iva Mihaillovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur urdhërarrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihaillovën nga Koçani.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur urdhërarrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihaillovën, e cila kërkohet bazuar në kërkesën e Gjykatës Themelore të Koçanit. Sipas njoftimit të MPB-së, ajo kërkohet për vepër penale sipas nenit 300 paragrafi 4 dhe nenit 297 paragrafi 3 të Kodit Penal.

Urdhërarrest ndërkombëtar për Iva Mihaillovën
Foto: tetovasot.com

Në lidhje me këtë rast, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme është thirrur ambasadori i Republikës së Bullgarisë, Zheljazko Radukov. MPJ njoftoi se atij i u përcoll se pritja e Iva Mihajlovës në Sofje përbën provokim dhe minon përpjekjet për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.

MPB fillimisht njoftoi se në pikën kufitare maqedonase nuk është evidentuar dalja e saj, ndërsa përmes qendrës së përbashkët të kontaktit mori konfirmimin se nuk është regjistruar as hyrja e saj legale në territorin e Bullgarisë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →