Zhurma Press E Premte · 14 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 10:10 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Politikë SHQ

Pse Evropa nuk mund të lërë Ballkanin 'pezull'?

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Amer Kapetanović, bën thirrje për zgjerim të shpejtë

Redaksia ZHURMA 20:48 Përditësuar 07:11 1 min lexim
Pse Evropa nuk mund të lërë Ballkanin 'pezull'?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Dubrovnik — Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të përshpejtojë integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke paralajmëruar se Evropa nuk mund t’i lejojë vetes të mbajë “çështje të papërfunduara” në rajon.

Duke folur në Forumin e 19-të të Dubrovnikut, Kapetanović theksoi se zgjerimi nuk është më vetëm një politikë e BE-së, por një domosdoshmëri strategjike për sigurinë dhe të ardhmen e kontinentit.

“Angazhimi i Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është më vetëm çështje e politikës së zgjerimit, por një domosdoshmëri strategjike për Evropën. Rajonit i duhet një rrugë e besueshme, e drejtë dhe e bazuar në merita drejt anëtarësimit, ndërsa zotimet politike duhet të shndërrohen në reforma, investime dhe përfitime konkrete për qytetarët”, u shpreh ai.

Sipas Kapetanović, në një botë gjithnjë e më të fragmentuar dhe të pasigurt, projekti evropian nuk mund të konsiderohet i plotë pa integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

Diskutimet në panel u fokusuan te nevoja për ta kthyer procesin e zgjerimit nga premtimet politike në rezultate konkrete, duke ruajtur një proces të drejtë dhe të bazuar në merita, në kushtet e sfidave të reja gjeopolitike dhe të sigurisë.

Në panel morën pjesë ministrat e Jashtëm të Kroacisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, si edhe përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe të Austrisë.

Në margjinat e Forumit të Dubrovnikut, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së zhvilloi gjithashtu një takim dypalësh me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tone Kajzer, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivën evropiane të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Burim: Gazeta Tema, https://www.gazetatema.net/
— Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm