Erdogan mbërrin në Seul për bisedime zyrtare dyditore
Presidenti i Turqisë nis vizitën në Korenë e Jugut për të forcuar bashkëpunimin dypalësh.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Seul për një vizitë zyrtare me ftesë të homologut të tij koreano-jugor, Lee Jae Myung. Kreu i shtetit turk, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan, u prit në aeroportin ushtarak të Seulit, në Seongnam, nga ministrja e Tregtisë së Koresë së Jugut, Park Jung-sung, si dhe nga ambasadori i Turqisë në këtë vend, Fatih Yildiz, bashkë me bashkëshorten e tij Nesrin Yildiz.
Gjatë kësaj vizite, e cila do të zgjasë deri më 4 nëntor, lideri turk shoqërohet nga një delegacion i nivelit të lartë që përfshin ministrin e Jashtëm Hakan Fidan, ministrin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministrin e Mbrojtjes Kombëtare Yasar Guler dhe ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacir. Agjenda e vizitës parashikon bisedime zyrtare mes dy presidentëve, ku në fokus do të jenë marrëdhëniet strategjike, bashkëpunimi ekonomik e politik, si dhe zhvillimet rajonale e ndërkombëtare, ndërsa palët njoftohet se do të nënshkruajnë edhe disa marrëveshje të reja për kuadrin ligjor dypalësh.