Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Sportmediaset ironizon Spallettin pas paraqitjes së Zhegrovës ndaj Napolit

Edon Zhegrova u vlerësuar me notën 7.5 në fitoren e Juventusit, ndërsa mediat italiane vunë në pah mungesën e tij në formacionin titullar.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Mediat italiane kanë kritikuar trajnerin Luciano Spalletti për shkak të vendimit të tij për ta lënë Edon Zhegrovën në bankën rezervë, pas paraqitjes së shkëlqyer të sulmuesit kosovar në fitoren 2-0 të Juventusit ndaj Napolit. Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë dhe, në rreth 30 minuta lojë, u vlerësuar me notën 7.5, e cila ishte e dyta më e lartë te skuadra torineze pas autorit të golit të parë, Alajbegoviqit.

Sportmediaset ironizon Spallettin pas paraqitjes së Zhegrovës ndaj Napolit
Foto: zeri.info

«Sportmediaset» ka shkruar me ironi për mungesën e hapësirës së futbollistit nga minuta e parë në kampionat, duke ngritur dilema për arsyet pse ai nuk po aktivizohet titullar. Mediumi italian thekson se kosovari nuk ka qenë titullar në asnjërën nga 27 ndeshjet e luajtura në kampionat, duke shtuar me shaka se «Me sa duket, ai nuk di më si t'ia thotë trajnerit Spalletti, duke pasur parasysh se në të 27 ndeshjet që ka luajtur në kampionat me Juventusin, ka qenë titullar në asnjërën prej tyre. Madje, duket se edhe targën e makinës e ka personalizuar me mesazhin: “Të lutem Luciano, më jep një shans nga minuta e parë”».

Pavarësisht se stili i tij i lojës mund të mos përshtatet plotësisht me skemat e trajnerit, aftësitë teknike dhe driblimet e Zhegrovës vazhdojnë të mbeten një armë e rëndësishme për të krijuar epërsi në situata një kundër një.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme