Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Aksident trafiku në aksin Pejë-Radavc; dy të lënduar pas përplasjes

Dy vetura janë përplasur në rrugën Pejë-Radavc, duke lënë dy persona të lënduar që janë dërguar në spital.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një aksident trafiku ka ndodhur në aksin rrugor Radavc–Pejë, ku janë përfshirë dy automjete dhe njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rrugës kryesore. Siç ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, rasti është njoftuar rreth orës 07:45 në fshatin Vitomiricë.

Aksident trafiku në aksin Pejë-Radavc; dy të lënduar pas përplasjes
Foto: gazetablic.com

Rugova ka treguar se si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës për t'u marrë me rastin, ndërsa hetimet po zhvillohen nga Njësiti Rajonal i Trafikut në Pejë.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme