Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Enver Hoxhaj takon personalitete ndërkombëtare në Kurdistan

Ish-kryediplomati i Kosovës po merr pjesë në Slemani Strategic Forum, ku ka zhvilluar takime me politikanë evropianë dhe ministra rajonalë.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Sulaymaniyah të Rajonit të Kurdistanit për të marrë pjesë në Slemani Strategic Forum, me ftesë të zëvendëskryeministrit të Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Qubad Talabani. Gjatë punimeve të këtij forumi, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës është takuar me guvernatorin e Slemanit, Dr. Haval Abubaker, si dhe me anëtarë të ndryshëm të qeverisë rajonale, përfshirë ministrat përgjegjës për mbrojtjen, infrastrukturën dhe punën.

Enver Hoxhaj takon personalitete ndërkombëtare në Kurdistan
Foto: rtv21.tv

Në kuadër të aktiviteteve të tij, Hoxhaj ka zhvilluar takime me figura të njohura evropiane dhe ndërkombëtare, ku përfshihen ish-zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, ish-komisioneri evropian Dimitris Avramopoulos, ish-ministri britanik për Investimet, Lord Grimstone of Boscobel, si dhe nënkryetari i parë i Komisionit për Politikë të Jashtme të Ukrainës, Hryhoriy Nemyria. Po ashtu, në margjinat e forumit, ai është takuar edhe me ish-kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, dhe ish-kryediplomatin e Turqisë, Ali Babacan.

Duke e cilësuar Kosovën si shembull të shtetndërtimit, Hoxhaj theksoi rëndësinë e forcimit të pranisë ndërkombëtare të vendit. «Është e nevojshme ta rikthejmë diplomacinë e Kosovës në qendër të veprimit tonë, me më shumë prani atje ku zhvillohen debatet ndërkombëtare dhe me angazhim të vazhdueshëm me partnerët tanë», u shpreh ai.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme