Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Zbardhen bisedat private mes Enver Hoxhës dhe liderit sovjetik Nikita Hrushov

Qendra ndërkombëtare «Wilson» ka zbardhur dokumentet e bisedave mes Enver Hoxhës dhe Nikita Hrushovit, përfshirë kritikat për ekzekutimet politike.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Janë zbardhur bisedat private mes diktatorit Enver Hoxha dhe ish-kreut të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, nga qendra ndërkombëtare «Wilson». Dokumentet tregojnë përplasjet mes tyre lidhur me kritikat që lideri sovjetik kishte shfaqur për pushkatimet e bëra nga regjimi komunist në Shqipëri, duke veçuar rastin e Dali Ndreut dhe Liri Gegës e cila ishte shtatzënë.

Zbardhen bisedat private mes Enver Hoxhës dhe liderit sovjetik Nikita Hrushov
Foto: almakos.com

Gjatë bisedave të tyre, Hrushovi e siguroi Hoxhën për mbështetjen e Bashkimit Sovjetik dhe foli për takimet e tij me Josip Broz Titon, duke e kritikuar qëndrimin e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë dhe ndërhyrjet në punët e brendshme. Sipas Hrushovit, «gjyqi ishte i dëmshëm dhe ekzekutimet kanë lënë një përshtypje të keqe, veçanërisht pushkatimi i një gruaje».

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 4 zhvillime

  1. 2 nëntor Kaloçi: Biografia e parë zyrtare e Enver Hoxhës u hoq nga qarkullimi
  2. 5 nëntor Publikohet letra historike e Viktori Radit drejtuar Enver Hoxhës
  3. 10 nëntor Arkivi Wilson zbardh bisedën e Enver Hoxhës me delegacionin e Koresë së Veriut
  4. 11 nëntor Zbardhen bisedat private mes Enver Hoxhës dhe liderit sovjetik Nikita Hrushov · ky artikull
Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme