Katallani

Katallani, div, vigan me një sy në ballë që del shpesh në përrallat popullore të shqiptarëve e të popujve të Ballkanit. Është figurë e ngjashme me atë të ciklopit Polifem në «Odisenë» e Homerit. Ky gjigant në Shqipëri përfytyrohej si një farkëtar div, me një sy në ballë, pa gjunjë e me këmbët të gjata si direk. Në Labëri kjo figurë mban emrin Siqenhënjëri (syqen që ha njerëz).

Shih edhe