Melampodi

Melampodi, falltar grek, që e kishte fituar këtë zotësi duke varrosur trupin e një gjarpri. Të vegjëlit e kësaj kafshe që adhurohej nga të vjetrit, e shpërblyen për këtë shërbim plot respekt, duke i lëpirë në gjumë veshët. Kur u zgjua ai vuri re se kuptonte gjuhën e zogjve, të insekteve dhe të shumë kafshëve të tjera. Këtë dhuratë Melampodi e vuri në shërbim të vëllait të tij, Biantit, i cili, për t’u martuar me Perojën, vajzën e Neleut, duhej t’i rrëmbente Ifiklit një kope, që ruhej nga një qen i egër që nuk flinte kurrë. Falltari erdhi tek Ifikli që të merrte kopenë dhe u mbajt një vit në burg. Një ditë ai dëgjoi nga dy krimba që brenin trarët se shtëpia, në të cilën ai mbahej, do të shëmbej. Melampodi u tha rojtarëve që të kalonin në një burg tjetër. Burgu që sapo u braktis, u shëmb. I bindur për zotësinë e tij profetike, Ifikli e liroi Melampodin dhe me dëshirë ia dha kopenë, kurse Bianti u martua me Perojën. Më vonë Melampodi

bëri edhe çudira të tjera. Ai shëroi nga sëmundja e marrëzisë bijat e mbretit të Tirintit, Pretit. i cili e shpërbleu duke i dhënë për grua vajzën e vet, Lisipën. dhe një pjesë të mbretërisë. Melampodi konsiderohej autor i librit që përmbante këshilla për profetët. Emri Melampod u vihej shpesh qenëve, sepse Melampodi dëgjonte edhe zhurmat më të vogla.

Shih edhe

Përmendet te