Nemesida
Nemesida (Nemesis), hyjneshë e hakmarrjes dhe e drejtësisë. Ishte bija e Natës. Nemesida në fillim duhet të ketë qenë vetëm hyjnesha e hakmarrjes. Që nga shekulli VI para es. ajo u bë edhe hyjnesha e drejtësisë. Si të tillë atë e paraqitnin si një grua me fytyrë të qetë dhe të ashpër,
veshur me një fustan të gjerë, me fletë, duke mbajtur gishtin tregues në gojë. Nganjëherë paraqitet në trajtën e një gruaje që qëndron mbi rrotën e qerres, për të treguar se me ç’shpejtësi dënohet krimi.