Kodri
Kodri, mbreti i fundit i Atikës, biri i Melantit. Ai u bë mbret pas fitores mbi Ksantin, mbretin e Beotisë. Nën mbretërimin e tij dorët, duke ndjekur popujt që i kishin përzënë nga Peloponezi, u futën në Atikë. Një orakull u kishte paralajmëruar fitoren, me kusht që të mos e vritnin mbretin e Athinës. Kodri u vesh si fshatar dhe provokoi me fjalë një ushtar dor, i cili e vrau. Dorët, të dëshpëruar nga disfata e ekspeditës, shpejtuan të ktheheshin në Peloponez. Athinasit e ruajtën kujtimin për mbretin që ishte sakrifikuar për të shpëtuar Atikën dhe morën vendim që oas vdekjes së Kodrit asnieri të mos
quhej mbret. Siç shihet, kjo është një gojëdhënë që pasqyron në një formë naive zëvendësimin e qeverisjes së Atikës së Vjetër nga mbreti, me zyrtarë të iartë të zgjedhshëm (arkondë), si pasojë e një lufte të ashpër klasore.