Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Pse Elbasani pensionoi numrin 27 të Fatjon Bunjakut?

Klubi i futbollit AF Elbasani tërheq përgjithmonë nga përdorimi fanellën me numrin 27 të futbollistit të ndjerë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

ELBASAN — AF Elbasani ka pensionuar numrin 27 të fanellës, të cilin e mbante futbollisti Fatjon Bunjaku, i vdekur më 7 qershor në një aksident trafiku afër Vushtrrisë.

Pse Elbasani pensionoi numrin 27 të Fatjon Bunjakut?
Foto: Wikimedia Commons

Bunjaku, 22-vjeç, ndërroi jetë në QKUK në orën 7 të mëngjesit, pasi u aksidentua me veturë. Ai kishte luajtur në Kosovë për Trepçën, Lirinë, Phoenixin, Malishevën dhe Gjilanin, ndërsa në Shqipëri ishte pjesë e elitës me Elbasanin.

"Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme për Fatjon Bunjakun, numri 27 do të tërhiqet nga përdorimi në AF Elbasani dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së tij në klub", njoftoi klubi në rrjetet sociale.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme