Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari nga Kukësi i kërkuar për armëmbajtje

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai në kuadër të operacionit “The Wanted”.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

KUKËS — Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. Bëhet fjalë për shtetasin Bamir Halili (Axhami), me origjinë nga Kukësi, ndaj të cilit Gjykata kishte caktuar në vitin 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.

Ekstradimi u finalizua si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe specialistëve të Interpol Abu Dhabit. Autoritetet bëjnë me dije se bashkëpunimi intensiv me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe vijon në kuadër të operacionit për kapjen e personave të kërkuar.

Ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari nga Kukësi i kërkuar për armëmbajtje
Foto: report.al
Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme