Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ekoregjioni pezullon shërbimet e mbeturinave në katër komuna

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ekoregjioni” ka ndërprerë shërbimet në katër rajone për shkak të obligimeve financiare.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ekoregjioni”, Burim Shala, ka bërë të ditur se shërbimet e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave do të pezullohen në Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Rahovec. Ky vendim mbetet në fuqi deri në një njoftim tjetër.

Ekoregjioni pezullon shërbimet e mbeturinave në katër komuna
Foto: telegrafi.com

Sipas kompanisë, vendimi vjen pasi deponia e KMDK-së në Landovicë nuk lejon hyrjen e automjeteve të “Ekoregjionit” për shkak të detyrimeve financiare të papërmbushura.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 25 kamera →