Gjimnazistët në Kamëz bojkotojnë mësimin dhe dalin në rrugë
Protestat e të rinjve në Shqipëri vazhdojnë edhe sot me bojkotimin e mësimit nga gjimnazistët në Kamëz.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Nxënësit e shkollave të mesme në Kamëz kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë. Kjo lëvizje shënon nisjen e protestës së sotme, ndërsa pritet që ajo të shtrihet më tej në të gjithë Tiranën. Protesta vjen pas tubimeve të ditëve të mëparshme, të cilat u shoqëruan me tensione dhe përplasje me policinë.
Pjesëmarrësit kanë dalë me flamuj dhe ovacione, ngjashëm me tubimet e mëparshme, kur nxënës të shkollave të mesme dhe studentë iu bashkuan tubimeve kundër qeverisë.