Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Hilary Swank dhe bashkëshorti i saj po presin një fëmijë tjetër

Aktorja e njohur ka bërë të ditur përmes një videoje në Instagram se ajo dhe partneri i saj do të zgjerojnë familjen.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ylli i kinematografisë dhe fituesja e çmimit “Oscar”, Hilary Swank, ka ndarë me ndjekësit një lajm të gëzueshëm nga jeta e saj personale. Së bashku me bashkëshortin, Philip Schneider, ata po bëhen gati për zgjerimin e familjes së tyre.

Hilary Swank dhe bashkëshorti i saj po presin një fëmijë tjetër
Foto: indeksonline.net

Në një postim në rrjetin social Instagram, i cili shfaq aktoren dhe familjen e saj duke kërcyer në errësirë me shkopinj ndriçues në trup, duket qartë se aktorja po pret një fëmijë tjetër. Ajo gjithashtu ka shtuar se një projekt i ri i saj do të publikohet në dhjetor.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 25 kamera →