Ekipet mjeko-ligjore paralajmërojnë gërmime të ja në katër lokacione të reja
Pas përfundimit të punimeve në Brod të Shtërpcës, autoritetet njoftojnë për verifikimin e lokacioneve të reja për mbetje mortore.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shtërpcës, ku u gjetën mbetjet mortore të një personi, ekipet mjeko-ligjore planifikojnë të zgjerojnë punimet në të paktën katër lokacione të reja. Gara: «Pa shmangshëm po e them se i është kushtuar vëmendje fshatrave në Jabukë e Kalludër të Zubin Potokut e më pas edhe gërmimet gjatë kësaj jave i kemi diku edhe 3-4 lokacione ndoshta edhe më shumë lokacione që do të jenë pjesë e agjendës varësish nga kushtet e motit por edhe nga informatat që jemi duke i trajtuar».
Gjatë muajit të kaluar janë zhvilluar gërmime edhe në fshatrat Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut. Gara: «një nga lokacionet që potencialisht do ta kemi në agjendë është lokacioni i varrezave të qytetit të Mitrovicës së Veriut pra varrezat e besimtarëve mysliman përkundër gërmimeve ky lokacion por edhe të tilla si varrezat në Arbëri, Prizren e Gjakovë janë lokacione ku ka potencial për mbetje».
Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me rezultatet e ADN-së për mostrat e dërguara para gati dy muajsh nga varrezat masive në veri. Gërmimet në varrezat e qytetit në Arbëri pritet të rinisin gjatë javës së ardhshme, në varësi të kushteve atmosferike.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


