Dimri troket në Kosovë me shi, borë dhe ngrica
Java e ardhshme sjell mot të ndryshueshëm në Kosovë, me ulje të ndjeshme të temperatures dhe ngrica.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Gjatë javës së ardhshme në Kosovë parashikohet mot i ndryshueshëm, i shoqëruar me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu, ndërsa në viset malore dhe zonat me lartësi më të mëdha do të ketë edhe reshje bore. Mëngjeset e së martës dhe të mërkurës do të karakterizohen nga mjegulla dhe ngrica, ku temperaturat minimale pritet të arrijnë pikën më të ulët të javës të mërkurën në mëngjes duke zbritur deri në minus tetë gradë Celsius.
Të hënën, më njëzet e tre nëntor, moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me shi, me temperatura minimale prej dy deri në pesë gradë dhe maksimale deri në nëntë gradë Celsius, ndërsa era do të fryjë nga verilindja. Të martën, më njëzet e katër nëntor, temperaturat minimale do të zbresin deri në minus pesë gradë, kurse të mërkurën, më njëzet e pesë nëntor, vranësirat e shpërndara mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Gjatë ditëve në vijim, përkatësisht të enjten, më njëzet e gjashtë nëntor, parashihet mot kryesisht i vranët me riga të herëpashershme shiu dhe temperatura deri në tetë gradë. Ndërkaq, të premten, më njëzet e shtatë nëntor, moti do të mbetet i vranët me kushte për reshje shiu dhe temperatura që do të lëvizin nga dy deri në nëntë gradë Celsius.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


