Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Edward P. Joseph: Serbia, Rusia e Kina do ta shfrytëzojnë Specialen

Profesori Edward P. Joseph ka deklaruar se Serbia, Rusia dhe Kina do ta shfrytëzojnë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së për të izoluar Kosovën.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Profesori i “Johns Hopkins University”, Edward P. Joseph, e ka cilësuar shokues vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Edward P. Joseph: Serbia, Rusia e Kina do ta shfrytëzojnë Specialen
Foto: ekonomiaonline.com

Në një intervistë për “War Report” në ABC News, Joseph u shpreh se ky vendim do të përdoret nga Serbia për të diskretituar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtarinë e saj. Ai shtoi se Serbia dhe aleatët e saj, Rusia dhe Kina, do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën, duke theksuar se dënimi nuk është i barabartë me dënimet që kanë marrë figurat serbe që kanë kryer krime.

Ngjarja vjen pas vendimit të dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme