Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha lirohen nga grumbullimi me Kombëtaren e Kosovës

Përzgjedhësi Franco Foda liron dy futbollistët para ndeshjes ndaj Irlandës në Ligën e Kombeve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se përzgjedhësi Franco Foda ka liruar nga grumbullimi i Kombëtares dy futbollistë, Edon Zhegrovën dhe Veldin Hoxhën. Njoftimi është bërë i publikuar në rrjetin social Facebook nga shtëpia e futbollit kosovar.

Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha lirohen nga grumbullimi me Kombëtaren e Kosovës
Foto: demokracia.com

Sipas njoftimit zyrtar, «Zhegrova është liruar për shkak të lëndimit, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës, ndërsa Hoxha për shkak të pezullimit si pasojë e kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit».

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë një ndeshje tjetër kundër Irlandës në kuadër të Ligës së Kombeve, ku të dy kombëtaret po luftojnë për pozitën e dytë në grup.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme