Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

DPA dhe AKSHI prezantojnë 'eArkiva' — ministritë nisin digjitalizimin

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit prezantojnë sistemin

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit prezantuan sistemin "eArkiva", një platformë e zhvilluar nga AKSHI nën mbikëqyrjen e DPA-së, për menaxhimin dhe digjitalizimin e dokumentacionit zyrtar.

DPA dhe AKSHI prezantojnë 'eArkiva' — ministritë nisin digjitalizimin
Foto: ENIAC-changing a tube (cropped) / Wikimedia Commons

24 korrik, 2026 - 20:51 Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit prezantuan sistemin "eArkiva". Përdoruesit e parë të këtij sistemi do të jenë ministritë dhe institucione të tjera shtetërore, ndërsa më tej, eArkiva do të funksionojë në gjithë administratën shtetërore.

Ky sistem zhvillohet në kuadër të procesit të digjitalizimit të arkivave publike. eArkiva u prezantua nga drejtori i përgjithshëm i DPA-së, Auron Rrokaj, dhe zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e AKSHI-t, Romina Kostani.

Rrokaj nënvizoi ndryshimet epokale në dhjetëvjeçarin e fundit, falë përkujdesjes së qeverisë shqiptare për punën me dokumentet, duke sjellë në rastin e eArkiva shembullin konkret të programit të Qeverisë, si një hap strategjik drejt digjitalizimit, shërbimeve elektronike dhe realizimit të vizionit të Shqipërisë pa letra.

Burim: KultPlus
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rr.Tirana, Prizren 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme