Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Dy të lënduar nga përplasja e dy kamionëve në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit

Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përplasjes së dy kamionëve të tonazhit të rëndë në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një aksident trafiku mes dy kamionëve të tonazhit të rëndë me targa vendore ka ndodhur në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:54.

Dy të lënduar nga përplasja e dy kamionëve në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit
Foto: kallxo.com

Përveç dëmeve materiale të shkaktuara në automjete, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme