Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Si janë gjendja e tre kosovarëve të shtruar në Lezhë?

Ambasadori i Kosovës vizitoi të rinjtë në spital pas ngjarjes në plazhin e Shëngjinit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

LEZHË — Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, vizituan në Spitalin Rajonal të Lezhës tre të rinjtë kosovarë që po marrin trajtim mjekësor pas ngjarjes së rëndë në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Si janë gjendja e tre kosovarëve të shtruar në Lezhë?
Foto: Wikimedia Commons

Gjatë vizitës, Durmishi mori informacion nga stafi mjekësor për ecurinë e trajtimit. Sipas tij, gjendja e të rinjve është e stabilizuar dhe ata vijojnë të jenë nën kujdesin e vazhdueshëm të bluzave të bardha në urgjencën e Lezhës. Mjekët bëjnë me dije se parametrat shëndetësorë paraqiten të qëndrueshëm.

Ai falënderoi ekipet mjekësore dhe strukturat vendore për reagimin e shpejtë, ndërsa shprehu solidaritetin me familjet e personave të përfshirë në ngjarje.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme