Varrosen Adonis Demiri dhe vajza e tij në Gjilan, Brahim Demiri në paraburgim
Në fshatin Demiraj të Gjilanit po mbahet ceremonia e varrimit për 27-vjeçarin dhe foshnjën e tij tremuajshe, pasi Gjykata i caktoi paraburgim 65-vjeçarit Brahim Demiri.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJILAN — Familjarët, miq, të afërm dhe banorë të zonës janë mbledhur në fshatin Demiraj për t'i dhënë lamtumirën e fundit Adonis Demirit, 27-vjeçar, dhe vajzës së tij tremuajshe, Dolora Demiri, pas ngjarjes tragjike ku trupat e tyre të pajetë u gjetën të dielën.
Ceremonia mortore po zhvillohet pas faljes së namazit të Ikindisë në varrezat e fshatit, ndërsa Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për 65-vjeçarin Brahim Demiri, babai i Adonisit dhe gjyshi i foshnjës. Sipas të dhënave nga dosja e Prokurorisë, ai dyshohet se pas një konflikti fizik e privoi nga jeta të birin, kurse hetimet vazhdojnë edhe për rrethanat e vdekjes së foshnjës dhe dyshimet ndaj një personi tjetër, ndërkohë që priten rezultatet e autopsisë dhe ekspertizave të tjera.