Zhurma Press E Mërkurë · 07 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 20:55 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
20:49 Rritet ndjeshëm numri i kërkesave kundër shërbimit ushtarak në Gjermani20:49 Marco Rubio paralajmëron Iranin nga Athina se s’do të ketë armë bërthamore20:48 Shakira dhe Pique përballen në gjykatë për kujdestarinë e djemve20:44 FC Malisheva dërgon ofertë zyrtare për trajnerin Josep Pep Guardiola20:36 SPAK kërkon gjykim për katër të pandehur në çështjen e vrasjes së Renis Dobrës20:30 Ambasada gjermane e shqetësuar për ndryshimet në Ligjin për Specialen20:19 Kosova me drejtim të ri politik!19:48 Skandali i Videove Intime të Adi Hilës, Robert Berisha: Nëse e ka bërë për përfitime…19:45 Kurti: Institucionet janë funksionale, koha nuk duhet të çohet dëm19:25 Terras kërkon reforma dhe rritje ekonomike në Kosovë
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Doganat rrisin masat në Vlorë e Kakavijë për fluksin e verës

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka intensifikuar monitorimin në pikat doganore për menaxhimin e flukseve.

Redaksia ZHURMA 13:47 Përditësuar 13:54 1 min lexim
Foto: zhurnal.mk
FOTO · Foto: zhurnal.mk Arkivi ZHURMA

VLORË — Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka intensifikuar monitorimin në pikat doganore gjatë sezonit veror, me synim menaxhimin sa më efikas të flukseve të shtuara të udhëtarëve dhe automjeteve. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi vizita inspektuese në degët doganore Vlorë dhe Kakavijë, ku u njoh me ecurinë e punës, organizimin e shërbimit dhe masat e marra për përballimin e flukseve në hyrje dhe dalje. Gjatë takimeve me punonjësit doganorë, Beja kërkoi shërbim të shpejtë dhe profesional, duke theksuar se lehtësimi i lëvizjes duhet të shoqërohet me kontrollin e nevojshëm dhe zbatimin korrekt të legjislacionit doganor. Në fokus ishte edhe respektimi i standardeve të integritetit, transparencës dhe përgjegjshmërisë, si elemente të rëndësishme për forcimin e besimit të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit tek administrata doganore. Sipas njoftimit nga Dogana, monitorimi në terren do të vijojë edhe në pika të tjera doganore, në kuadër të garantimit të një shërbimi më efikas dhe profesional gjatë sezonit të verës.

Burimet: Zhurnal.mk (klaster 1 outlets).

Komentet