Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Maqedonia jashtë fazës së parë për roaming me BE

Maqedonia e Veriut mbetet jashtë fazës së parë të bisedimeve për roaming me BE-në, ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi synojnë përfshirjen.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Maqedonia e Veriut nuk përmendet në këtë fazë të negociatave për t'i bashkuar zonës evropiane “Roaming si në shtëpi”, ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi janë vendet e radhës që mund t’i bashkohen kësaj zone. Siç është raportuar më parë, bisedimet synojnë që Shqipëria dhe Mali i Zi të përfshihen në këtë sistem deri në fund të vitit 2026 ose në fillim të vitit 2027.

Foto: TetovaSot / zhurma.press
Foto: TetovaSot / zhurma.press

Sipas njoftimit, Maqedonia e Veriut nuk përmendet përkrah Shqipërisë dhe Malit të Zi si pjesë e negociatave të radhës dhe nuk jepen hollësi nëse Shkupi ka nisur një proces të ngjashëm. Plani më i gjerë i Bashkimit Evropian mbetet që deri në vitin 2028 në këtë zonë të përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme