Dogana sekuestron 121 telefona kontrabandë në Gjakovë
Gjatë një operacioni antikontrabandë, Dogana e Kosovës ka konfiskuar 121 telefona të markave Apple dhe Samsung në dy lokacione.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJAKOVË — Dogana e Kosovës ka realizuar një operacion kontrolli në Gjakovë, gjatë të cilit janë konfiskuar 121 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung pa dokumentacion përkatës.
Sipas autoriteteve doganore, zyrtarët kanë ushtruar kontroll në një subjekt afarist që merret me tregtimin e pajisjeve elektronike, si dhe në një banesë që pronari i biznesit e shfrytëzonte si depo për ruajtjen e mallrave. Në të dy lokacionet është zbuluar sasi e konsiderueshme e pajisjeve të reja dhe të përdorura.
Gjatë verifikimit fillestar, është konstatuar se pronari nuk posedonte dëshmi për prejardhjen e ligjshme të pajisjeve dhe nuk kishte kryer procedurat e zhdoganimit. Të gjithë telefonat janë evidentuar përmes numrave identifikues IMEI dhe janë vendosur nën mbikëqyrje doganore.