Avokatja: Albert Sylaj u vetëdorëzua për hatër të nënës
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit për Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, deri më 27 nëntor 2026, për Albert Sylajn që dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj, në Vitomiricë të Pejës. Sipas aktvendimit të Gjykatës, prokurorja Sahide Gashi ka deklaruar se dyshohet që Sylaj kreu vrasjen në mënyrë mizore nga hakmarrja, ndërsa prokuroria kërkoi paraburgimin për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së ndikimit në dëshmitarët okularë që ende nuk janë marrë në pyetje.
Avokatja e të pandehurit, Katarina Voksani, ka deklaruar në seancën dëgjimore se i dyshuari ishte në gjendje të bënte vetëvrasje, por është vetëdorëzuar pasi u bind nga nëna e tij. Prokuroria ka rreshtuar ndër dëshmitarët okularë që s'janë marrë në pyetje ende nënën, vajzën, djalin e të pandehurit, djalin e viktimës, bashkëshortjen dhe vëllain e tij, Dritonin. Ndërkohë, siç raportoi Zhurma më 28 tetor 2026, i dyshuari ishte kapur nga Policia në Deçan pas disa ditësh në arrati.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 5 zhvillime
- 26 tetor Policia shpall në kërkim Albert Sylajn për vrasjen e Arlinda Zekajt
- 28 tetor Policia arreston në Deçan Albert Sylajn për vrasjen e Arlinda Zekajt
- 28 tetor Albert Sylaj nga Deçani: Nuk u dorëzohem hetuesve, vetëm FIT-it
- 28 tetor Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë, caktohet paraburgimi për Albert Sylajn
- 29 tetor Avokatja: Albert Sylaj u vetëdorëzua për hatër të nënës · ky artikull