Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Shiroka Pula vlerëson filmin “DUA” dhe Blerta Bashollin

Presidentja Justina Shiroka Pula mori pjesë në shfaqjen e filmit “DUA” në kinemanë Cineplexx.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në shfaqjen e filmit “DUA”, me regji dhe skenar të Blerta Bashollit, aktivitet i organizuar në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Presidentja e vlerësoi filmin për mënyrën se si e trajton luftën në Kosovë përmes përvojave dhe botës emocionale të të rinjve, duke theksuar rëndësinë e tij në ruajtjen e kujtesës historike.

Shiroka Pula vlerëson filmin “DUA” dhe Blerta Bashollin
Foto: president-ksgov.net

«Filmat si ky kanë rol jashtëzakonisht të madh në ruajtjen e kujtesës historike, mbrojtjen e të vërtetës sonë, sikurse edhe në përcjelljen e përvojës së Kosovës te brezat e rinj dhe publiku ndërkombëtar», u shpreh Shiroka Pula. Me këtë rast, ajo përgëzoi regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin realizues për punën dhe suksesin ndërkombëtar.

Filmi “DUA” është vlerësuar me çmimin SACD në Festivalin e Filmit në Cannes, në kuadër të programit “Semaine de la Critique”, si dhe ka fituar tri çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Historik në Belgjikë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 25 kamera →