Dimitrieska-Koçoska takon drejtuesit e Bankës Botërore në Bangkok
Ministrja e Financave zhvilloi takime me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe IFC-së në Tajlandë, ku u konfirmua përkrahja për reformat.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, gjatë takimeve të vjeshtës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Bangkok të Tajlandës, zhvilloi takime me nënkryetaren rajonale të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Antonela Basani, nënkryetarin e Korporatës Financiare Ndërkombëtare për Evropën, Amerikën Latine dhe Karaibet, Alfonso Garcia Mora, si dhe drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për grupin e vendeve anëtare ku bën pjesë Maqedonia, Juxhin Rugenat.
Gjatë bisedimeve u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, projektet aktuale dhe mundësitë e avancimit të partneritetit për reformat dhe prioritetet zhvillimore. Portofoli aktual i Bankës Botërore përfshin aktivitete në përmirësimin e menaxhimit të financave publike, modernizimin e infrastrukturës, efikasitetin energjetik, arsimin, mbrojtjen sociale dhe bujqësinë. Po ashtu, u vu theksi te bashkëpunimi me IFC-në për inkurajimin e investimeve private dhe tranzicionin e gjelbër, ndërsa u veçua Korniza e partneritetit për periudhën 2024–2028 që parashikon përkrahje prej rreth 700 milionë dollarësh.