Zhurma Press E Mërkurë · 09 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 09:11 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
09:11 Në vendlindjen e Jakup Krasniqit ndizet Flaka e Shpresës09:08 Musliu: Thaçi duhet të zgjidhet president sapo të kthehet i lirë07:12 Senera Hoxha: Tradhtia është vijë e kuqe, nuk bëj kompromis07:02 Drita Maliqi Zunçe, nga mësimdhënësja te nënshkrueset e Deklaratës së Pavarësisë06:50 Inspektorati mbyll restorantin dhe hotelin "Liqeni i Dukagjinit" në Gjakovë06:46 Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së në Prishtinë06:40 Selin Bollati reagoi pretendimeve të Rogert Tërkajt për pakt të fshehtë në Big Brother06:31 Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit, Klodiana Spahiu emërohet ministër Shëndetësie06:27 Portali 9/9 hapet: Tri shenja hyjnë në fazë pa kthim06:22 Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy kantiere në Drenas dhe Gjakovë
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Arrestohet 48-vjeçari në Podujevë pasi sulmoi fizikisht gruan

I dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë; gruaja kërkon ndihmë mjekësore

Redaksia ZHURMA 12:22 Përditësuar 12:25 1 min lexim
Arrestohet 48-vjeçari në Podujevë pasi sulmoi fizikisht gruan
FOTO · Ilustrim · Policia e Kosovës - Veturat e njësitit K9 (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PODUJEVË — Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në Podujevë, ku një grua përfundoi për trajtim mjekësor pasi dyshohet se u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, me urdhër të Prokurorit, është dërguar në ndalim për 48 orë.

Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e tyre në fshatin Dumnicë të Podujevës, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit. Mëngjesin e së premtes, gruaja është larguar në shtëpinë e prindërve të saj, prej nga ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Gjatë intervistimit nga hetuesit për dhunë në familje dhe në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale, ajo ka deklaruar se bashkëshorti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Si pasojë, ajo ka pranuar edhe trajtim mjekësor. I dyshuari është shoqëruar në Polici dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Burim: Sinjali — Redaksia ZHURMA

Komentet