Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Dënime me burg për dy të akuzuarit për barrikadat në Zveçan

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj Millosh Radosavljeviqit dhe Dushan Dobracit pas marrëveshjes për pranim fajësie.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë Speciale, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar dy persona të akuzuar lidhur me vendosjen e barrikadave në Komunën e Zveçanit gjatë vitit 2022. Aktgjykimi është shpallur nga gjykatësi Rrahman Beqiri.

Foto: kallxo.com
Foto: kallxo.com
Video · YouTube ↗

I akuzuari Millosh Radosavljeviq u shpall fajtor për veprën penale të bashkimit për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues, duke u dënuar me nëntë muaj burgim. Ndërkaq, Dushan Dobrac u dënua me një vit burgim unik pasi u shpall fajtor për dy vepra penale, përfshirë bashkimin në veprimtari kundërkushtetuese dhe pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Sipas vendimit gjyqësor, dënimet do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa të akuzuarit u urdhëruan të paguajnë shpenzimet e procedurës penale, duke përfshirë paushallin gjyqësor dhe pagesën për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme