Dita e 20 e protestës: Tubim te Arsimi dhe FNSH në gatishmëri
Të rinjtë dhe qytetarët janë mbledhur sërish këtë të diel në kuadër të ditës së 20-të të protestës kundër qeverisë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 20-të, ndërsa qytetarët dhe të rinjtë janë grumbulluar që prej orës 14:30 para Ministrisë së Arsimit. Në zonë është vënë re prani e shtuar e forcave të rendit dhe efektivë të FNSH-së janë pozicionuar pas godinës, ku në gatishmëri ndodhet gjithashtu autoboti i ujit. Pas tubimit në këtë pikë, protestuesit planifikojnë të marshojnë përgjatë bulevardit «Dëshmorët e Kombit» drejt Kryeministrisë. Kërkesa e panegociueshme e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që pas muajsh protestash që kërkojnë largimin e tij, kreu i qeverisë ka prezantuar platformën dixhitale «Pasqyrë Albania».