OSBE dhe BE reagojnë ndaj protestave: Dhuna s’ka vend në demokraci
Përfaqësuesi i OSBE-së dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri kanë dënuar aktet e dhunës gjatë protestave.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Përfaqësuesi i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore, Claude Haagen, ka shprehur shqetësimin mbi protestat e dhunshme në Shqipëri. Haagen u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të angazhohen në dialog paqësor, duke theksuar se respektimi i shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike dhe të drejtave të qytetarëve duhet të mbetet përparësi.
Edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dënuar përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. BE-ja u ka bërë thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje dhe respektimin e së drejtës për tubim paqësor, duke theksuar se aktet e dhunës nuk kanë vend në një shoqëri demokratike.