Ekonomi
Sa fiksohen çmimet e naftës, benzinës dhe gazit?
MIT njofton çmimet tavan për naftë, benzinë dhe gaz që hyjnë në fuqi sot në ora 10:00.
Redaksia ZHURMA
09:55
Përditësuar 16:30
1 min lexim
PRISHTINË — Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan të derivateve për tregun vendor të Kosovës. Sipas njoftimit, çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë në krahasim me ditën e djeshme — 1.61 euro për litër. Benzina do të shitet me 1.53 euro për litër, ndërsa gazi me 0.75 euro.
Këto çmime do të jenë në fuqi për dy ditë, duke filluar nga ora 10:00 të mëngjesit të sotëm.
Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA