Çitaku: Ligji për Specialen kthehet në Kuvend dhe do të kalojë
U.D. e kryetares së PDK-së konfirmon dakordimin për Ligjin e ri për Specialen, i cili u kthye nga presidentja.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Ligji i ri për Specialen, i cili u hartua nga një grup ekspertësh të PDK-së dhe kishte kaluar në Kuvend, u kthye mbrapsht nga Presidentja Justina Shiroka-Pula. E ftuar në emisionin Rubikon, U.D. e kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të thellojë se çështja e ligjit do të kthehet në Kuvend më së largu deri të hënën e javës së ardhshme.
Çitaku theksoi se është arritur dakordim i plotë për përmbajtjen e ligjit pas takimesh e negociatash që zgjatën me ditë, duke shtuar se ai do të kalojë me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas saj, brenda pak ditësh ai do të trajtohet për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion dhe do të kthehet për votim në seancë plenare. Ajo po ahtu potencoi se as thelbi dhe as qëllimi i ligjit nuk preken apo ndryshohen.