Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Pse duhet fikur celulari pas orës 22 sipas studimit të fundit?

Një studim skocez i kryer me 91 mijë persona tregon se kontrollimi i rrjeteve sociale gjatë natës rrit ndjeshëm rrezikun e depresionit dhe bipolaritetit.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

GLASGOW — Përdorimi i celularit pas orës 22:00 mund të sjellë pasoja të rënda psikologjike për përdoruesit, duke filluar nga ndjenja e vetmisë e deri te problemet e tjera neurologjike. Sipas një studimi skocez, ata që kalojnë mbrëmjen dhe natën duke kontrolluar rrjetet sociale janë dukshëm më të rrezikuar ndaj çrregullimeve të ndryshme neurologjike.

Pse duhet fikur celulari pas orës 22 sipas studimit të fundit?
Foto: burimi origjinal

Ky studim i ri i universitetit të Glasgow përfshiu 91 mijë persona të moshës së mesme, meshkuj dhe femra, të cilëve iu vendosën sensorë për ritmet e tyre të gjumit dhe të zgjimit. Mes tyre kishte persona që çoheshin edhe në mes të natës për të kontrolluar rrjetin Facebook apo kompjuterin.

Studimi i thelluar tregon se personat që kontrollonin celularët natën ishin më në rrezik se të tjerët për të vuajtur nga depresioni, duke prekur 6% të tyre. Ndërkaq, ata rezultuan 11% më të prirur për problemet e bipolaritetit, duke matur dëmet fizike e psikologjike në shkallë të gjerë.

Personat që nuk e fikin kurrë smartphone-in e tyre rezultojnë më të palumtur dhe niveli i mirëqenies së tyre ishte rreth 9% më pak se ata që e fiknin celularin më herët. Këto pasoja vijnë për shkak të ndërprerjes së ritmit normal qarkullues, i cili kërkon pushim në errësirë.

Burim: Ekonomia Online
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme