Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Breshri shkakton dëme "katastrofale" në Istog

Kur do t'i vizitojë Muja fermerët e prekur në Istog?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

ISTOG — Stuhia e shiut dhe breshrit përfshiu sot, më 20 korrik, komunën e Istogut, duke shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore. Kryetari i komunës, Ilir Ferati, tha për Kallxo se dëmet janë "katastrofale", pasi në shumicën e fshatrave të komunës janë dëmtuar kulturat bujqësore.

Breshri shkakton dëme "katastrofale" në Istog
Foto: Hail during March winter storm - 2023 - Sarah Stierch 01 / Wikimedia Commons

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, reagoi ndaj gjendjes së krijuar dhe njoftoi se nesër, më 21 korrik, do t'i vizitojë fermerët e prekur nga breshri në Istog dhe, sipas nevojës, edhe në komuna të tjera të prekura. "Qëllimi i vizitës është të shoh nga afër gjendjen në terren, të dëgjoj shqetësimet e fermerëve dhe të koordinojmë hapat e mëtejmë me autoritetet lokale", tha Muja.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh për pasditen e sotme në disa zona.

Burim: Kallxo
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brod, Dragash 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme