Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Berisha: Balluku bëhet mur i pakalueshëm në rrugën drejt BE-së

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar ndaj raportit të Komisionit Europian, duke akuzuar mazhorancën për bllokimin e heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj gjetjeve të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke kritikuar qeverisjen për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe pengimin e kontrollit parlamentar. Gjatë një konference për mediat, Berisha u ndal te refuzimi i Kuvendit për të miratuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke e cilësuar këtë veprim si një dëshmi shqetësuese për kontrollin e ndërsjellë mes pushteteve dhe barazinë para ligjit.

Berisha: Balluku bëhet mur i pakalueshëm në rrugën drejt BE-së
Foto: top-channel.tv
Video · YouTube ↗

Sipas kreut të opozitës, mazhoranca ka shmangur debatet dhe ka refuzuar sistematikisht kërkesat e opozitës për komisione hetimore, ndërsa ministrat nuk paraqiten në mënyrë të rregullt për t'iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Berisha akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama se po mbron bashkëpunëtorët e tij dhe po pengon procesin e integrimit europian të vendit. «Në rrugën drejt BE-së, drejt asaj të ardhmeje që ka qenë dhe është ëndrra më e bukur e shqiptarëve, mur i pakalueshëm bëhet hajdutja më e madhe në historinë e këtij kombi, pas Edi Ramës, Lubi Balluku», u shpreh ai, duke shtuar se bllokimi i heqjes së imunitetit dhe arrestimit të ministrave nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë 35-vjeçare të shtetit përveç rasteve të kaluara dhe asaj aktuale.

Video · YouTube ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme