Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) konfirmon se rrjedhja e gazit është shkaku kryesor i incidenteve me bombolat në mjediset familjare dhe bizneseve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Incidentet me bombolat e gazit në mjediset familjare apo bizneseve janë tashmë raste të përsëritura. Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) konfirmon se shkaku kryesor i incidenteve të tilla vjen nga rrjedhja e gazit. Hadër Mulla, inspektor pranë ISHTI-t, thekson se shpërthimet shpesh provokohen kur në një ambient të mbyllur ka rrjedhje gazi dhe në kushte të caktuara të ajrimit, krijon kushte shpërthimi në rast të një shkëndije.

ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit
Foto: javanews.al

ISHTI kërkon që të mos përdoren bombola të pacertifikuara, duke theksuar se një bombël e pacertifikuar nuk jep garanci. Mulla thotë se tekniku duhet të jetë i certifikuar për instalimet e gazit, ndërsa tubi plastik i gazit ka afat skadence që duhet ndërruar. Në rast të ndërrimit të bombolës, duhet kujdesuar edhe pickimi i gominës.

Eksperti thekson se mungesa e informimit nga qytetarët bëhet shpesh shkak i incidenteve. Nëse ndihet aroma e rrjedhjes së gazit, Mulla këshillon të mbyll ventilin dhe të përdoren vetëm bombola në ambiente të hapura. Ai apelon gjithashtu që të mos përdoren bombolat e vogla të kampingut, të cilat janë të rrezikshme për ambientet e mbyllura.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme