Akili: Fuego je lojtar i dobët dhe përdor vajzat në BBVK5
Përplasje e ashpër mes Akilit dhe Fuegos në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, shoqëruar me fyerje dhe akuza të ndërsjella.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Një debat i fortë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku protagonistë kanë qenë banorët Fuego dhe Akili. Përplasja mes tyre është shoqëruar me akuza dhe deklarata të ashpra, ndërsa Akili e ka cilësuar Fuego-n si lojtar të dobët.
Akili i është drejtuar Fuegos me kritika të rënda gjatë diskutimit, duke i thënë se ai përdor vajzat dhe se i duhet të vijë turp. Nga ana e tij, Fuego nuk ka qëndruar i heshtur, duke u kundërpërgjigjur se nuk e merr për bazë dhe nuk e llogarit aspak.