Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Bedri Hamza: Protesta është në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar gjatë protestës se vendimi i Gjykatës Speciale është i papranueshëm dhe politik.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetët e kësaj partie, i janë bashkuar protestës gjithpopullore në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të organizuar nga shoqatat e luftës në Prishtinë. Në një prononcim për gazetarë, ai tha se vendimi dënues i Gjykatës Speciale është i papranueshëm dhe i pabazuar në fakte.

Bedri Hamza: Protesta është në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
Foto: Wikimedia Commons

Hamza theksoi se kjo protestë nuk është e drejtuar ndaj askujt, por është në përkrahje të plotë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ai shtoi se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme demokratike dhe ligjore, të cilat do të konkretizohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Protesta me moton “Në mbrojtje të UÇK-së” u mbajt dy ditë pas shpalljes së aktgjykimit dënues të shkallës së parë nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 4 zhvillime

  1. 18 shtator Bedri Hamza: Protesta është në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së · ky artikull
  2. 10 tetor Bedri Hamza: PDK është forca politike me kontributin më të madh në Kosovë
  3. 18 tetor PDK njofton se nuk ka vendim zyrtar për dorëheqjen e Bedri Hamzës
  4. 21 tetor Bedri Hamza largohet nga kryetaria e PDK-së
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme