Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 17:07 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
17:04 Ambasada e Kosovës në Hagë kërkon qetësi pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së16:53 Vëllezërit Eftimi paraqiten në SPAK për vilat në Palasë16:49 SHBA vendos sisteme në orbitë, Kina dhe Rusia kërkojnë çmilitarizimin16:44 Grenell kërkon nga Kurti zhbërjen e Gjykatës Speciale pas dënimit të Thaçit16:38 Leonora Jakupi reagon ashpër: Sot u vra liria jonë në Hagë16:33 Kallëzim penal ndaj pesë personave dhe dy kompanive për pastrim parash16:18 Mario Mitaj luan si titullar te Genoa në Kupën e Italisë16:09 SHBA-ja bën thirrje për pranimin e vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së15:58 Thirrje për bojkotim të EULEX-it pas vendimit të Gjykatës Speciale15:54 Bebe Rexha flet për vizitat e fëmijërisë dhe dasmat në Maqedoni
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Çfarë kërkon BE për shtatë drejtorët serbë të ndaluar në Kosovë?

Bashkimi Evropian ndjek rastin e paraburgimit të drejtorëve të institucioneve shëndetësore dhe arsimore të Serbisë në Kosovë.

Redaksia ZHURMA 08:27 Përditësuar 10:08 1 min lexim
Çfarë kërkon BE për shtatë drejtorët serbë të ndaluar në Kosovë?
FOTO · Foto: Boris Hamer / Pexels Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Bashkimi Evropian po e ndjek me kujdes rastin e ndalimit të shtatë drejtorëve të institucioneve shëndetësore dhe arsimore në Kosovë që funksionojnë në sistemin e Serbisë. Një zëdhënës i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se Misioni për Sundim të Ligjit (EULEX) po e monitoron rastin në terren.

"Ne presim që autoritetet e Kosovës të respektojnë dhe të sigurojnë një proces të drejtë ligjor gjatë gjithë procedurës, në përputhje me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare", thuhet në përgjigjen e BE-së, duke shtuar se çdo vendim për paraburgim duhet të jetë "i domosdoshëm dhe proporcional".

Gjykata Themelore në Prishtinë më 21 maj caktoi një muaj paraburgim për shtatë drejtorët, me arsyetimin se ekziston rrezik real që të pandehurit të i shmangen përgjegjësisë ose ta përsërisin veprën. Të dyshuarit u arrestuan më 19 maj me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pas raportimeve mediale për pretendimet e liderit të partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, se Lista Serbe po ushtron presion dhe shantazh ndaj mbështetësve të tij.

Lista Serbe e ka dënuar caktimin e paraburgimit, duke e quajtur "përndjekje dhe frikësim". Rashiq, ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, ka pretenduar se rreth 20 persona që e mbështesin atë janë larguar nga puna në këto institucione, ndërsa priten edhe rreth 40 largime të tjera vetëm në Graçanicë. Lista Serbe i ka mohuar akuzat. Radio Evropa e Lirë më 18 maj publikoi dëshmi të personave që thanë se janë larguar nga puna sepse nuk e mbështesin Listën Serbe.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen më 7 qershor. Nga subjektet politike serbe marrin pjesë vetëm Lista Serbe dhe partia e Rashiqit. Autoritetet kosovare e kanë përshëndetur reagimin e Prokurorisë, ndërsa zyrtarët e Serbisë i kanë cilësuar arrestimet si të motivuara politikisht.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Komentet