Osmani: Mobilizimi në Bërvenicë ishte mesazh kundër politikave anti-shqiptare
Nënkryetari i BDI-së thotë se bashkimi i qytetarëve në Bërvenicë dhe mërgatës dërgojë mesazh të qartë politik.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka deklaruar se mobilizimi i mërgatës dhe bashkimi i qytetarëve në Bërvenicë paraqesin një mesazh kundër qasjeve që ai i ka cilësuar si anti-shqiptare dhe anti-europiane nga Qeveria dhe OBRM-PDUKM-ja. Gjatë një paraqitje televizive në emisionin “Debat në SHENJA”, Osmani u shpreh se populli ka nisur të kundërpërgjigjet dhe se koha e politikave të tilla ka marrë fund që nga viti 2001.
Osmani ka kritikuar gjithashtu qëndrimet e liderëve të VLEN-it lidhur me fitoren e kandidatit Arkin Jahiju, duke i cilësuar reagimet e tyre dhe kumtesën e fundit si skandaloze dhe konfuze, pasi sipas tij nuk patën thirrje të qarta për mbështetjen e kandidatit shqiptar në këtë proces.