Zhurma Press E Premte · 18 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 21:50 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
21:49 FSK-ja përfundon kursin e avancuar për snajper21:45 Benny Blanco: Jeta e tij dhe e Selena Gomez-it është e zakonshme21:34 Foshnja nga Skrapari dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma21:25 FAZ: Protesta në Tiranë mbetet pa mbështetje masive21:20 Misetiq: Prova të dobëta për përfshirjen e Thaçit në vrasjen e Allaqit21:10 UEFA e CONCACAF kërkojnë shpërndarjen e rezervave të FIFA-s për 211 federatat20:49 Gjesti dhe Vildane Zeneli shfaqen si ndjekës të njëri-tjetrit në Instagram20:44 Elbasani sfidon Tiranën në kryeqytet për ndeshjen e ditës20:40 Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Vërmicë dhe telefona në Aeroport20:35 Gashi: Rastet e përmendura nga Trupi Gjykues janë të mbyllura dhe pa ndikim në proces
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Politikë MKD

BDI: VLEN u bë instrument i politikave serbe

Raporti i Parlamentit Europian konfirmon për dy vite me radhë rritjen e ndikimit të 'botës serbe' në Maqedoninë e Veriut.

Redaksia ZHURMA 20:53 Përditësuar 22:25 1 min lexim
BDI: VLEN u bë instrument i politikave serbe
FOTO · Ilustrim · Sobranie - the Macedonian Assembly (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar me akuza të ashpra ndaj koalicionit VLEN, duke pretenduar se pas hyrjes në qeveri ka vepruar në kundërshtim me premtimet e dhëna para zgjedhjeve dhe se u bë instrument i politikave që favorizojnë ndikimin e "botës serbe" në Maqedoninë e Veriut.

Sipas BDI-së, VLEN-i gjatë zgjedhjeve premtoi se nuk do të bëhej pjesë e qeverisë nëse të mungonte edhe një votë për fitore, dhe se do të tërhiqej nga politika. Sot dihet se ndodhi pikërisht e kundërta: si humbës zgjedhor, VLEN-i hyri në qeveri dhe u bë instrument i VMRO-DPMNE-së.

Raporti i Parlamentit Europian konfirmon për dy vite me radhë rritjen e ndikimit të "botës serbe" në Maqedoninë e Veriut dhe apostrofon qartë promovimin e këtyre politikave nga përfaqësues të pushtetit. Këto nuk janë vlerësime të opozitës, por konstatime të institucioneve evropiane. Prandaj, askush nuk mund t'i relativizojë apo t'i shpërfillë këto sinjale alarmi.

BDI përmend rëndësinë e rolit dhe ndikimit politik të Ivan Stoilkoviqit brenda qeverisë, duke përfshirë deklaratat e tij publike se ka "shpëtuar" përfaqësuesit e VLEN-it nga turpi politik, afrimin me strukturat e Milorad Dodikut dhe kontratat në sektorin energjetik me kompani të lidhura me interesat e tij.

Gjithashtu, BDI tregon se zgjerimi i pranisë së kapitalit bankar serb në vend dhe vendimet institucionale që kanë krijuar hapësirë për forcimin e ndikimit serb përbëjnë një mozaik që nuk mund të mohohet. Ky proces vazhdon edhe me gërryerjen sistematike të Marrëveshjes së Ohrit, përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

VLEN-i nuk është spektator në këtë proces, por kamuflues, relativizues dhe bashkërealizues i politikave që cenojnë të drejtat kolektive të shqiptarëve. BDI thotë se qytetarët shqiptarë e dinë kush premtoi një gjë dhe bëri të kundërtën, dhe se verdiktin do ta japin qytetarët. Burim: Shenja
— Redaksia ZHURMA

Komentet