Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

BDI: Komuna e Tetovës dhe Qeveria i lanë pa mbrojtje emërtimet në shqip të rrugëve

Pse nuk mbrojtën VLEN dhe OBRM-PDUKM vendimin që gati dy dekada ishte pjesë e identitetit urban të qytetit?

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TETOVË — Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar Komunën e Tetovës dhe Qeverinë se me mosveprim institucional kanë kontribuar drejtpërdrejt në shfuqizimin e vendimit për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe objekteve infrastrukturore në shqip nga Gjykata Kushtetuese.

BDI: Komuna e Tetovës dhe Qeveria i lanë pa mbrojtje emërtimet në shqip të rrugëve
Foto: Pixabay

Sipas arsyetimit të Gjykatës, gjatë procedurës gjyqësore janë dërguar katër kërkesa zyrtare ndaj Komunës së Tetovës dhe tri kërkesa ndaj Qeverisë për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm. Asnjëra institucion nuk ka përgjigjur. BDI e cilëson këtë si një "skandal institucional".

"Në shtatë raste të ndara, institucionet e udhëhequra nga VLEN dhe OBRM-PDUKM nuk ndërmorën as hapin më elementar për mbrojtjen e emrave shqiptarë të rrugëve dhe shesheve të Tetovës", thuhet në reagimin e partisë. BDI kërkon sqarime publike se kush ka vendosur që Komuna të mos e mbrojë vendimin dhe pse Qeveria nuk ka reaguar.

"Qytetarët kanë të drejtë të dinë nëse bëhet fjalë për paaftësi, neglizhencë apo për një vendim të vetëdijshëm politik", thekson BDI. Partia kërkon përgjegjësi të plotë politike për, siç e quan, mosmbrojtjen e emërtimeve shqiptare të rrugëve dhe shesheve në qytet.

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/bdi-komuna-e-tetoves-dhe-qeveria-i-lane-pa-mbrojtje-emertimet-ne-shqip-te-rrugeve/
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme