Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Çfarë ndodhi në bastisjet në Mitrovicë?

Policia sekuestrohet një pushkë me tetë fishekë në një nga tre lokacionet e kontrolluara

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Pas ekzaminimit të pajisjeve elektronike dhe analizimit të materialeve të nxjerra, Sektori i Hetimeve i Departamentit së Policisë Kufitare, më 09.07.2026 ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës, lidhur me kontrollin në shtëpi dhe ambiente përcjellëse në tri lokacione të ndryshme në regjionin e Mitrovicës.

Çfarë ndodhi në bastisjet në Mitrovicë?
Foto: Ilustrim · Moscow. Police car, Okhotny Ryad-Mokhovaya (CC BY 4.0) / Wikimedia Commons

Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të burgosuri mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë me tetë fishekë. Lidhur me rastin i burgosuri është sjellë nga oficerët korrektues për të qenë prezentë gjatë bastisjes dhe për intervistë, ku pas intervistës i njëjti është kthyer në Qendrën Korrektuese.

Lidhur me rastin ‘Kontrabandë me emigrantë’ është ndaluar edhe një i dyshuar tjetër mashkull kosovar, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/bastisje-ne-tri-lokacione-ne-mitrovice-sekuestrohet-nje-pushke-me-tete-fisheke/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme